i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Kabineti qeveritar shpërblen veten – ndryshimi i vendimi Nr. 02/3 iu sjell më shumë të ardhura qeveritarëve

19-11-2009 11:20:00

Sipas vendimit të ri, kabineti qeveritar për njërën pozitë do të marrin pagën e plotë, ndërsa për pozitën tjetër do të marrin 50% të pagës. Pagesa prej 50% të pagës do të bëhet në mënyrë retroaktive nga data 01.01.2008. 

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 97-të, morri vendim të ndryshojë dhe plotësojë vendimin e saj të mëhershëm 02/3, të datës 22 janar 2008 që kishte të bënte me përcaktimin për një pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për të gjithë të emëruarit politik qeveritar: kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët politik. Qeveritë paraardhëse kishin aplikuar sistemin e pagave të dyfishta për një anëtar të qeverisë që ishte në të njëjtën kohë dhe deputet në kuvend. Kjo praktikë u ndryshua nga qeveria Thaqi me vendimin 02/3 me qëllim të kursimit të buxhetit. Megjithatë, pas dy viteve Qeveria vendosi ta ndryshojë vendimin. Sipas vendimit të ri të gjithë të emëruarit politik qeveritar, kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendëskryeministrat, të cilat janë edhe deputët në Kuvendin e Kosovës, për njërën pozitë do të marrin pagën e plotë, ndërsa për pozitën tjetër do të marrin 50% të pagës. Pagesa prej 50% të pagës do të bëhet në mënyrë retroaktive nga data 01.01.2008. Këto mjete do të sigurohen nga fondi rezervë i Qeverisë.

Share |
Emëri
Email adresa
Komenti
 
Kerko
Publikimet
Kontakti

a:     Rr. Sejdi Kryeziu, Blloku 4, Kati 2
        10000 Prishtinë, Kosovë

t:     +381 38 609 339

e:     info@institutigap.org

u:     www.institutigap.org

Instituti GAP

©2010 Instituti GAP. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Site by: Frakton